9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Piraj: Nëse nuk eliminohet burokracia dhe korrupsioni s’do të ketë ndryshime në ekonomi

Drejtori i kompanisë “Meka Halal FOOD”, Burim Piraj, ka thënë se ekonomia e vitit 2019 në vendin tonë ka pasur një rritje jo të kënaqshme e cila nuk përkon me kërkesat e numrit të papunëve që është vazhdimisht në rritje. Sipas tij, vetë fakti i vazhdimit të emigrimit të popullatës është tregues për një ekonomi e cila nuk i plotëson pritjet tona.

“Në vitin 2020, nëse nuk fillojnë të eliminohen burokracia dhe korrupsioni në institucione dhe nëse nuk lirohet e tërë lënda e parë nga taksa doganore, pa marrë parasysh se kush do ta përpunojë, nuk do të ketë ndryshim. Jemi dëshmitarë që firmat të cilat punojnë pa fiskalizim dhe në të zezën siç jemi mësuar ta quajmë ekonominë gri ne kanë arritur kapital shumë të madh, ndërsa firmat legale të cilat i paguajnë taksat dhe detyrimet e shtetit kanë një zhvillim më të ngadalshëm. Sektori tregtar e ka okupuar tregun i cili nga asnjë mekanizëm lokal dhe as i qeverisjes qendrore nuk kontrollohet dhe sot ka shumë supermarkete që janë fare prapë njëra-tjetrës që në asnjë vend të zhvilluar nuk do t’u jepej leje pune që të mos i bëjnë konkurrencë të pajustifikuar njëra-tjetrës”, ka deklaruar Piraj për “Epokën e re”.

Sipas Pirajt, sektori i prodhimit, i cili do të duhej të ishte në qendër të vëmendjes së institucioneve shtetërore, është lënë anash në mëshirën e konkurrencës së padrejtë të shumë produkteve të subvencionuara që e vërshojnë vendin. Ai ka thënë se sektori i prodhimtarisë është shumë i rëndësishëm dhe se duhet ta ketë një trajtim të dinjitetshëm. “Ka shumë punë për institucionet tona më 2020, nëse duan që të krijojnë bazament për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm andaj dhe nuk po di si t’i përcaktoj pritjet e mia kur jemi në një moment kur çdo cikërrimë ka ndikim të madh e reagimet e institucioneve janë shumë të ngadalshme dhe nuk përkojnë me trendët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Fotografi që të rrëqeth: Puthja që “zgjati” 2800 vjet, historia prekëse…

Kjo fotografi, që njihet me emrin  “skeletet e Hasanlu”, është shkrepur në 1972. Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga...

26 vite që kur serbët dogjën muzeun e Lidhjes së Prizrenit me rreth 11 mijë eksponate historike

Sot janë bërë 26 vite që kur kriminelët serbë kanë djegur Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ishin 11 mijë eksponate historike. Kompleksi...

Lajmet e Fundit