7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Pirati Muriqi me ekuipazhin e tij po trazon Mesdheun

Pirati nga Kosova, Vedat Muriqi, po vazhdon të lërë gjurmë në ujërat e ishullit të Mallorcas.

Muriqi dje shënoi një dy golësh duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja. Kështu kosovari deri më tani ka arritur në shifrën e 12 golave në ligën kryesore të Spanjës, krahas dy asistimeve.

Ai kur arriti për herë të parë, pati një qëllim – ta shpëtonte nga rënia Mallorcan, dhe e arriti këtë objektiv në fund të sezonit.

Pirati kosovar ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë herë me ekuipazhin e tij është duke luftuar më shumë se për të mbijetuar në ujërat e rrezikshëm të Spanjës.

Image

Tifozët e Mallorcas janë duke ëndërruar për një vend në garat evropiane dhe kjo në bazë të renditjes shihet e mundur, të paktën matematikisht.

Kështu pirati kosovar që po trazon ujërat e Mesdheut do të synojë që të vazhdojë këtë ecuri fantastike.

Kosovari ia ka vënë syrin Robert Lewandowskit të Barcelonës, që është në vendin e parë të golashënuesve me 17 gola, pesë më pak se Muriqi, por me 10 ndeshje akoma të mbetura për t’u zhvilluar deri në përfundimin e sezonit. /Klankosova.tv.

Më Shumë

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Liria falënderon Prizrenin për mbështetjen masive

FC Liria ka falënderuar qytetarët e Prizrenit dhe tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit, ku stadiumi ishte i mbushur me mbi...

Lajmet e Fundit