9.4 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

“Piva 250 cigare pas finales së Kupës së Botës, nuk fola dy vite me Zidane”

Finalja e Kupës së Botës së vitit 2006 nuk harrohet kurrë nga tifozët italianë. Kombëtarja e kaltër mposhti Francën pas goditjeve të penalltive dhe fitoi trofeun e madh për herë të katërt në histori. Zidane la “gjelat” më dhjetë lojtarë në shtesa pas goditjes së famshme me kokë ndaj Marco Materazzit.

Një veprim që Willy Sagnol iu desh kohë t’ia falte. Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen rrëfen gjithçka për Radio Montecarlo, por në një moment inati i kaloi dhe u pajtua me ish-mesfushorin e madh.

“Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, Zidane na kërkoi falje të gjithëve, por unë nuk ia pranova kurrë. Nuk doja t’ia dëgjoja zërin, nuk ishte momenti i duhur, kishte shumë zhgënjim në ato momente. Shkova në banjë dhe piva 250 cigare brenda 10 minutave.

Nuk i fola me gojë për dy vite radhazi. Gjithsesi, në vitin 2008, u martova dhe gruaja më kërkoi që ta ftonim në dasmë. E telefonova, të nesërmen hëngrëm mëngjesin së bashku dhe shijuam një bisede të këndshme“, deklaron Willy Sagnol.

Më Shumë

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë e bukës në Rahovec, është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05. Lajmin për Klankosova.tv e...

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Lajmet e Fundit