19.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Plani B i PDK-së

PDK-keshilli drejtuesPartia Demokratike e Kosovës vazhdon të pretendojë se posti i kryeparlamentarit i takon asaj si partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet. Por ajo po bënë gati edhe planin “B” përmes të cilit do t’i kundërpërgjigjet grupit të përbashkët parlamentar të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma.
Partitë e Bllokut janë pajtuar që të regjistrohen si grup i përbashkët parlamentar, që ta fitojnë të drejtën për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ndërsa PDK-ja planifikon që në seancën e 17 korrikut të hyjë si grup i përbashkët me partitë e minoriteteve, pa ata të listës “Srpska”.

Kanë mbetur më pak se 10 ditë kur PDK dhe blloku i partive opozitare do t’i thyejnë shtizat në Kuvend për postin e kryeparlamentarit.

PDK-ja po insiston me çdo kusht që ky post t’i takojë kandidatit të tyre, përkatësisht Hajredin Kuçit, përderisa LDK, AAK dhe Nisma kanë vendosur të hyjnë në Kuvend si një grup i përbashkët parlamentar, duke pasur si kandidat për këtë pozitë, Isa Mustafën e LDK-së.

Pas caktimit të seancës së parë konstituive të Kuvendit nga ana e presidentes Atifete Jahjaga, më 17 korrik 2014, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se partitë e bllokut do të hyjnë në Kuvend si një grup i vetëm, duke u bërë grupi më i madh parlamentar në Kuvend prej 47 deputetëve (LDK-30, AAK-11 dhe Nisma 6 deputetë), apo 10 deputetë më shumë se PDK-ja, me ç’rast atyre do t’i takojë posti i kryeparlamentarit si grupi më i madh në Kuvend.

Mirëpo, sipas gazetës Zëri e cila i referohet disa burimeve të besueshme të saj, PDK-ja e ka gati planin “B” për t’iu kundërpërgjigjur iniciativës së partive të bllokut në seancën e 17 korrikut.

“PDK-ja po planifikon që në seancën e konstituive të hyjë si grup i vetëm me deputetët e minoriteteve, pa ata të Listës Serbe, ku do t’i arrijë t’i ketë 48 deputetë, një më shumë se grupimi i bllokut opozitar. Pra 37 deputetë të PDK-së, 10 nga minoriteti jo serb dhe një serb i cili nuk është pjesë e Listës Serbe”, ka bërë të ditur ky burim. /Zëri/

Më Shumë

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Godwin Chibueze Chukwu zyrtarisht te Prizreni

Prizreni ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Godwin Chibueze Chukwu, i cili i bashkohet skuadrës bardhekaltër pas një sezoni mbresëlënës në Ligën e Dytë. “Godwin Chibueze...

Lajmet e Fundit