3.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

PLUSI I JAVËS NË PRIZREN: Furnizimi i QKMF-së me barna për nëna dhe fëmijë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, këtë javë është bërë dorëzimi i medikamentit Amoxicilin, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Sasia e dorëzuar është prej 4,588 kutish të medikamentit në formë donacioni, sasi kjo e cila, sipas njoftimit për media të “Aksionit për Nëna për Fëmijë” do të mbulojë nevojat e QKMF-së deri në vitin 2020.

Amoxicilin është lloj antibiotiku i cili përdoret për trajtimin e një numri të madh të infeksioneve bakteriale. Ky medikament në formë të kapsulave mund të përdoret për infeksione të ndryshme si për fyt, pneumoni, infeksionet e lëkurës, infeksionet e traktit urinar dhe shumë lloje të tjera të infeksioneve.

Ardhja e Amoxicilinit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfëay’ në Neë York, SHBA dhe ‘Darka e Diasporës’ në Zvicër.

Më Shumë

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Njihuni me policët e lagjes tuaj në Prizren dhe Suharekë

Policia e Kosovës po vazhdon iniciativën për prezantimin e policëve të lagjeve në të gjitha zonat, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit me...

Lajmet e Fundit