10.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Po na vjedh të dhënat për vaksinën/ Ndizet lufta ShBA-Kinë

Nga Barbara Plett Usher, BBC

Agjencitë e sgiurisë në SHBA thonë se hakerat e mbështetur nga qeveria kineze po tentojnë të vjedhin materiale kërkimore amerikane që lidhen me përgjigjen ndaj krizës së Covid-19.

Deklarata vjen në kohën e tensionit të shtuar mes dy vendeve në lidhje me origjinën e shpërthimit.

Deklarata thekson se FBI po heton disa thyerje dixhitale nga aktorë kibernetikë të lidhur me Kinën, që po tentonin të vidhnin të dhëna për vaksinat, kurat dhe testimet.

FBI paralajmëron shkencëtarët dhe autoritetet publike shëndetësore të bëjnë kujdes, por nuk specifikohen institucionet e shënjestruara.

Autoritetet në SHBA kanë akuzuar prej kohësh qeverinë kineze për spiunazh kibernetik, por Pekini i ka mohuar akuzat.

Por ku paralajmërim koincidon me një shtim të vjedhjeve dhe sulmeve kibernetike nga vendet që kërkojnë të kenë avantazhin në pandemi.

Javën e shkuar, SHBA dhe Britania lëshuan një deklaratë të përbashkët në lidhje me kërcënimet kibernetike ndaj kërkimeve mjekësore, por nuk specifikuan ndonjë shtet./SYRI.net

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Voziti dyfish më shpejtë se sa e kishte të lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim ngasje për 6 muaj

  Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi...

Lajmet e Fundit