11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

A po ridizajnohet marrëveshja e LAN-it?

Blloku VVRamush Haradinaj mund të jetë vetëm edhe për pak ditë i nominuar i Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje për kryeministër të vendit.

Për të mos lejuar prishjen e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, dhe eventualisht një koalicion të mundshëm ndërmjet PDK-së e LDK-së, i nominuari i Bllokut për kryeministër Ramush Haradinaj mund të heq dorë nga ky post për t’ia lënë kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Burime brenda Bllokut kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se përveç ruajtjes së koalicionit, bartja e kandidaturës për kryeministër tek Isa Mustafa, po shihet si opsion i fundit edhe për evitimin zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pavarësisht indikacioneve të shumta për mundësinë e ridizajnimit të marrëveshjes, zyrtarët e AAK-së, mohojnë një gjë të tillë. Nënkryetari i kësaj partie Ahmet Isufi, ka thënë se këto janë spekulime.

“Nuk ka asnjë luhatje në aspektin e realizimit të plotë të marrëveshjes. Këto janë spekulime të qarqeve të caktuara për të sjellë huti në opinion”, ka thënë Isufi për Radio Kosovën.
Ndërkohë, në LDK janë shtuar zërat që kërkojnë ridizajnim të marrëveshjes së Bllokut dhe që Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri thotë se marrëveshja e Bllokut po respektohet, por nuk e mohon se ajo marrëveshje po rishikohet, porse sipas tij, ky nuk është mekanizëm që kërkon ndryshim

Më Shumë

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit