5.1 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Po vazhdon ndërtimi i Qendrës së Banimit Social në Malishevë

Qendra e Banimit Social, një objekt kapital që pritet të zgjidhë problemin e strehimit për rreth 40 familje, është duke u ndërtuar sipas dinamikës së paraparë dhe pritet që të jetë i gatshëm brenda vitit. Punimet në këtë objekt, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punimet.

Kjo qendër e banimit social, është një objekt me rëndësi për Komunën e Malishevës, ndërsa ndërtimi i saj mundësohet falë bashkëfinancimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, që e bartë pjesën më të madhe të financimit dhe Komunës së Malishevës, dhe ka një kosto prej rreth 650 mijë euro, ndërsa ndërtim i saj ka filluar në tetor të vitit të kaluar.

Gjatë inspektimit të punimeve në këtë objekt, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, është njoftuar me ecurinë e punimeve dhe është ndarë i kënaqur me punët që janë duke u bërë në këtë objekt, i cili krahas vlerës kapitale, ka rëndësi të madhe në aspektin social, pasi pritet të futen 40 familje të cilat e kanë problem çështjen e strehimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Lajmet e Fundit