9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Po vjen liberalizimi i vizave për Kosovën

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është afër të ndodhë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lajçak deklaroi se anëtarët e BE-së besojnë se Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë.

Diplomati theksoi se nuk mund të thoshte një datë të saktë, por është i bindur se momenti i liberalizimit të vizave për Kosovën është shumë afër.

“Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë”, u shpreh Lajçak.

Lajçak po ashtu tha se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Më Shumë

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Rritja e kapaciteteve ujore në Prizren, takim koordinues për projektin e Vermicës

Dje u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e kompanisë Infra Plus, në kuadër të përgatitjes së projektit kryesor për shtimin e kapaciteteve ujore...

Lajmet e Fundit