12.8 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Po zhvillohet Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë

Pogradec-festivali filmitFestivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, përveç promovimit të filmave dhe njohjen e publikut me to, ka për qëllim edhe promovimin e resurseve turistike të qytetit të Pogradecit.

Edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë që po zhvillohet në qytetin e Pogradecit, ka ngjallur kureshtjen e mjaft vizitorëve dhe dashamirësve të filmit. Festivali nisi në datën 2 shtator dhe do të përfundojë në datën 7, ku më pas do të shpallen çmimet për filmat fitues. Përgjatë këtyre ditëve në këtë event do të shfaqen para publikut rreth 60 filma, me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, nga vende të ndryshme ballkanike, përfshi këtu edhe Kosovën.

Përveç kinematografisë, organizatorët kanë menduar të sjellin edhe kuzhinën tradicionale të vendeve pjesmarrëse. Kinematografia dhe kulinaria kanë erdhur së bashku në këtë festival. Për çdo ditë ofrohet dreka me gatime tradicionale të një prej vendeve ballkanike.

Si çdo vit në Festivalin Ballkanik krahas kineastëve marrin pjesë edhe figura të njohura të kinematografisë. Vizitorët e shumtë kanë mundësi të takojnë edhe aktorë të mirënjohur të skenës shqiptare dhe jo vetëm.

Në një prononcim për mediat, kineasti Eno Milkani, tha se qëllimi kryesor i këtij eventi është që të sjellë së bashku vlerat më të mira të ballkanit dhe shkëmbimi i eksperiencave. Sipas tij, këtë vit ka patur edhe shumë prurje nga kineastë të rinj dhe kjo është diçka shumë pozitive.

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë, përveç promovimit të filmave dhe njohjen e publikut me to, ka për qëllim edhe promovimin e resurseve turistike të qytetit të Pogradecit.

Më Shumë

Në Prizren nis festa tradicionale për shënimin e ardhjes së verës

Festimet tradicionale të Hëdërellez-it (Karabash Baba), që shënojnë ardhjen e verës, po festohen në Prizren me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve. Si çdo vit, festimet e...

Aksident mes dy kamionëve në Carralevë, lëndohet rëndë njëri nga shoferët

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në Carralevë. Të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda. Lajmin...

Lajmet e Fundit