31.8 C
Prizren
E martë, 28 Qershor, 2022

Poeti që kalëron me kohën

Nga: Vangjush Ziko

Kam mbi tavolinë ciklin e poetit Moikom Zeqo të shkruar në vitin 2004. Janë 17 poezi, të cilat i lidh një temë unike, kredoja e tij poetike dhe filozofike, pasioni dhe përkushtimi i tij i tërë jetës së vet krijuese, një “prolog” alegorik, një paralele metaforike e kredos së tij krijuese. Poeti rri përballë detit i menduar. Ndjek gjurmët e mendimeve dhe pyet i habitur veten e vet: “Kush – i dha – një liri, – kaq të pacak – edhe ndërgjegjes sime, – endacake?”. Përgjigjen poeti na e jep nëpërmjet alegorisë së “Tre Magëve” biblikë, që shtegtuan për të gjetur “kuintesencën” e lindjes së një besimi të ri, të një krijimtarie të re dhe të paparë, të paktën, në historinë e poezisë sonë.

Ai është i bindur se ka arritur të ndërtojë sistemin e një ligjërimi krejt të ri poetik të “gjurmëve të tija”, që shkëlqejnë “mbi pllajën e mendimeve”. Këtë ai e arriti në mënyrë të ndërgjegjshme me aktin e vetëflijimit, duke ia kushtuar jetën e vet punës së palodhur dhe të frymëzuar, plot sakrifica individuale për të shkruar pa reshtur dhe për të botuar deri në çastet e fundit të jetës së vet.

Ai “kalëron me Kohën, me jele ankthi dhe patkonj tipografikë”, duke e ruajtur ndërgjegjen e vet të lirë nga dogmat e kohës, nga “sundimi” i metodës së realizmit socialist, duke shkruar dhe botuar korpusin voluminoz të veprave të veta avangardiste.

Ai i ka mbushur “humnerat bosh” me vetëdijen e plotë krijuese duke i bërë këto “dete të plotë – të tallazitur”. Për këtë ai luftoi me veten e vet, me sëmundjen e pabesë dhe me kohën. Lufta e tij ishte me “tigrat e fjetur të gjakut”, që zgjohen shqyejnë – ëndrrat – dhe realitetet”.

Ai qëndron “përtej mashtrimeve të fakteve të shpikura!”. Ky përkushtim plot sakrifica personale e ngriu dhe e shndërroi në një “ikonografi prometeike”. Ai vuan dhe ndihet mirë nga kjo vuajtje.

Ai e ndjen veten një murg, “rishtar”, që ndriçon me krijimtarinë e vet. E quan veten dishepull të “Dionisit të pavdekshëm”, perëndisë mitologjike të vreshtave, të verës, të fuqive ripërtëritëse të natyrës. E ndjen veten “dishepull të Budës”. Përjeton dehjen dioniziake dhe magjinë e meditimit të nirvanës budiste.

Ai nuk ua vë veshin fare engjëjve të qiellit që i drejtohen atij për ta “shpëtuar nga mëkati”: “Kerubinët – më thërrasin, – janë larg, – zërat, – i kanë shurdhues! – Po unë – s’u shkoj pas!”. Poeti “s’ka më nevojë, për vizitat e perëndive!”. “Vdekja – është – Shakaja e vockël”, që mund të bëjë Zoti me të. Ai e pranon që është një engjëll i ndëshkuar për këtë mosbindje: “Njëqind engjëj bronxi – të Parajsës – derdhen – për statujën time të Ferrit!”

Më Shumë

Osmani ka udhëtuar për vizitë në Tajlandë dhe Singapor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Tajlandë dhe Singapor ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë, ka...

Kurti shkon në Prevallë me krerët e komunave, diskutuan për sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një takim në Prevallë me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, diskutoi për “Të drejtat e njeriut,...

Prizren: Djali thotë se nëna e tij vdiq gjatë operimit, policia po e heton rastin

Një grua ka vdekur gjatë operacionit në një ordinancë private në Prizren. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai...

I ndodhi edhe kjo rusëve në Ukrainë, raketa të cilën e lansuan nga sistemi raketor ndryshoi drejtim dhe u rikthye nga u nis

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja që tregon momentin kur sistemi raketor rus, pëson defekt dhe raketa e tyre ndryshon drejtim dhe rikthehet në...

111 vjet nga lindja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Përleshje në Prizren: Theret me thikë një person, dërgohet në spital

Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll të Prizrenit, rreth orës 13:30, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës...

Quni shprehet xheloz ndaj kolegëve të tij, shkakton të qeshura në kuvend

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shkaktuar të qeshura në kuvend pasi u shpreh se po i xhelozon kolegët e tij deputetë të cilët...

Hyri dhunshëm në banesën e një gruaje, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, që dyshuar se kishte hyrë me dhunë në banesën e një gruaje dhe ka grabitur gjëra më...

Konjufca, opozitës: Çfarë Trusti, mos boni hajgare

Gjatë ditës së sotme është paraparë që Projektligji për Trustin të diskutohet dhe hidhet në votim në seancën plenare, por diçka e tillë nuk...

Prizren: Një 50 vjeçar në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë

Një person i moshës rreth 50 vjeçare është në gjendje të rëndë pasi është therur me thikë. Rasti ka ndodhur në Prizren. Lidhur me rastin policia...

Biden për ndalimin e abortit në SHBA: Kjo është një ditë e trishtuar për Amerikën

Presidenti amerikan, Joe Biden iu drejtua publikut duke komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar një vendim historik 50-vjeçar që legalizonte abortin...

Paraburgim për dy persona që dyshohet se dhunuan një vajzë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurve me inicialet E.S. dhe T.J., pasi dyshohen për veprën...

Zbulohet shuma marramendëse që Tyson Fury e arkëtoi pas triumfit ndaj Dillian Whytes

Tyson Fury e ka fituar në mënyrë spektakolare përballjen e djeshme ndaj Dillian Whyte. Boksieri britanik ka fituar me nokaut në rundin e gjashtë. Kështu, Fury...

Juventus, zëvendësuesi i Vlahovic gjendet te Getafe

Juventus është në kërkim të një sulmuesi që do ta pranonte stolin. Zgjedhja e parë për formacionin e Massimiliano Allegri-t është Dusan Vlahovic, por duhet...

“U martova me dashurinë e jetës sime”, gruaja e Harry Maguire nxjerr foto nga dasma “përrallore”

Gruaja e Harry Maguire, Fern Hawkins, ka publikuar fotografi nga dasma përrallore e tyre, me ceremoninë që u zhvillua të shtunën në një Chateau...

Duda Balje: Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!

Deputetja Duda Balje ka thënë se është pro Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, në prag të diskutimit për këtë...

Lajmet e Fundit