10.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Poezia e Ditës: Të Huaj Jemi

Poezia e Ditës nga Ismail Kadare: Të Huaj Jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh

Ç’ish për t’u thënë është thënë.

Si gurët që zënë vend në tokë

Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur

Të gjitha rrugët edhe shtigjet

Si dy qytete mesjetarë

Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri

Portat i Mbyll me qetësi,

Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda

Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh

Shetit mes cirkonvolucionesh.

Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,

Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet

Nis shqetësohesh befas ti.

Dhe heshturazi del përjashta

Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta

Dhe ne të dy si dhe më parë

Të ftohtë rrimë e të pamposhtur

Si dy qytete mesjetarë

Më Shumë

Vajza me probleme psiqike rrah nënën në Malishevë

Në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje. Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj, e cila...

Një i mitur dyshohet për kanosje dhe shkrepje të armës në Rahovec

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së martës në Rahovec, ku një i mitur dyshohet se ka kanosur një person dhe...

Lajmet e Fundit