E ardhmja e francezit Paul Pogba mbetet e paqartë, megjithëse duket se ai tashmë ka vendosur për skuadrën e re. Kampioni i botës është një hap larg lamtumirës nga Manchester United, dhe destinacioni do të jetë Torino.Poga ia ka bërë të qartë trajnerit Jose Mourinho idenë e tij për t’u larguar dhe për t’u rikthyer te Juventusi. Këta të fundit gjithashtu janë gati për ta marrë në mënyrë që të forcojnë mesfushën dhe për të bërë realitet fitoren e Ligës së Kampionëve.
Pogba ka dëshirë të luajë përkrah Ronaldos dhe mendon se bardhezinjtë janë ekipi ideal për të nxjerrë më të mirën e tij.Si për ironi të fatit, Pogba fillimisht duhet të përballet me Juventusin në Ligën e Kampionëve, pasi United dhe “Zonja” gjenden në të njëjtin grup. Por, pas kësaj aventure ai do të kërkojë të largohet për të veshur fanellën bardhezi.Dhe ajo që qetëson drejtuesit e Juventusit janë rregullat e reja të UEFA-s.
Duke filluar nga ky sezon, lojtarët që kanë luajtur në Ligën e Kampioneve me një skuadër nuk ndalohen për të luajtur me një tjetër ekip nga janari. Të gjitha skuadrat mund të shtojnë në listë 3 futbollistë të rinj.Dhe Pogba mund të jetë njëri prej tyre. Ky i fundit nuk ka raport shumë të mirë me Mourinhon dhe agjenti Raiola la të kuptohej se po e mbajnë pa dëshirën e tij në “Old Trafford”.
U përfol shumë se mund të transferohej te Barcelona, por pas të gjitha lajmeve fshihej skuadra e Juventusit. Kampionët e Italisë ishin gati ta afronin Pogban në verë, por në janar duhen parë mundësitë.