Pogba po kërcënohet nga vëllai i tij dhe nga persona të armatosur, ia kërkojnë 13 milionë euro

Policia franceze i ka nisur hetimet kundër pretendimeve që i ka bërë ylli i Francës dhe i Juventusit, Paul Pogba, i cili deklaroi se po shantazhohet nga gangsterët, ku përfshihet edhe vëllai i tij, Mathias, i cili gjithashtu është futbollist.

Ky zhvillim u konfirmua për zgjencinë e lajmeve “AFP” nga një burim, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithçka doli në dritë kur Mathias e publikoi një video online, në katër gjuhë (frëngjisht, italisht, anglisht dhe spanjisht), duke premtuar se do të bëjë “zbulime të mëdha” për yllin e mesfushës.

Ndërkohë, menaxherët e Pogbas, nëna e tij Yeo Moriba dhe menaxherja e tij aktuale, Rafaela Pimenta, në një deklaratë thanë se videot e shpërndara nga Mathias të shtunën mbrëma nuk ishin “një befasi”.

Sipas mediave franceze, ish-futbollisti i Manchester Unitedit po kërcënohet nga njerëz të armatosur, të cilët po ia kërkojnë atij 13 milionë euro.

E në mesin e kërcënuesve duket se është edhe vëllai i tij, Mathias, shkruan “Gazeta Express”.

Ky i fundit thotë se do t’ia nxjerrë krejt të palarat futbollistit francez.

Mathias ka deklaruar se tifozët kanë nevojë ta dinë se çfarë njeriu është Paul dhe nëse e meriton vendin e tij në ekipin francez dhe nderin për të luajtur për këtë vend në Kampionatin Botëror. /Gazeta Express/

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit