12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Polici i Shqipërisë që u ndalua në Prizren dyshohet se kanosi vjehrrin e vajzës, shkak problemet e saj me burrin

Një  polic i Republikës së Shqipërisë  është ndaluar në stacionin policor në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se u fut në sherr me familjen e burrit të vajzës së tij.

Sinjali mëson së gjithçka ka ndodhur për shkak të problemeve martesore të vajzës së policit, e cila jeton me shtetasin kosovar në komunën e Prizrenit.

Polici dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar babain e dhëndrit, për shkak të problemeve që vajza e tij kishte në martesën me prizrenasin, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani.

Si rezultat i denoncimit nga vjehrri i vajzës së tij, 58-vjeçari është arrestuar në Prizren dhe i njëjti më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim. Gjatë arrestimit atij i është sekuestruar arma zyrtare bashkë me një karikator dhe fishekë e po ashtu edhe kartela e identitetit e Policisë.

Ai është shoqëruar në stacion policor, ku i është nënshtruar procedurës së intervistimit nga hetuesit e Stacionit të Policisë së Kosovës në Prizren dhe më pas është njoftuar edhe zyra ndërlidhëse e Shqipërisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij të iniciohet rasti ‘Kanosje’ dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Kurorëzohen Blero dhe Eronita, publikohen pamje nga ceremonia

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe Eronita janë kurorëzuar. Kështu kanë bërë të ditur vet ata përmes postimeve në rrjetin social, Instagram. Në pamjet e publikuara...

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Lajmet e Fundit