10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Policia dje shqiptoi 107 tiketa trafiku e konfiskoi 7 patentë shoferë në Prizren

Policia në Prizren ka shqiptuar 107 tiketa trafiku si dhe janë konfiskuar shtatë patentë shofer për mos respektim të semaforit ( drita e kuqe), dy tiketa për tejkalim te shpejtësisë si dhe një 1 tiket për bartjen e fëmijës në ulësen e parë, ende pa i mbushur 12 vjeç.

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete për sigurinë në komunikacion rrugor

“Aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe kundërvajtje tjera në komunikacion të cilat rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë, duke pasur për qëllim parandalimin e aksidenteve e sidomos ato me fatalitet, policia rajonale në Prizren do të veprojë në të gjithë rajonin me qëllim që të kemi siguri në rrugë, duke parandaluar përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes, njëkohësisht duke marrë masat sanksionuese dhe plotësuese për kundërvajtësit të cilat shkelin rregullat në bazë të ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.

 

 

 

 

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit