3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Policia identifikon të dyshuarat e kërkuara për vjedhjen e një telefoni në Prizren

Policia e Rajonit të Prizrenit ka njoftuar se të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni në një dyqan në Prizren, janë lajmëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Sipas njoftimit, dy prej grave që shihen në fotografinë e publikuar nga Policia janë të dyshuara dhe njëra vetëm dëshimtare.

Ato po dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Pas publikimit të fotografive të dyshuarat janë lajmëruar në stacionin Policor Prizren dhe janë intervistuar nga hetuesi i rastit. Është me rëndësi të ceket se nga fotografitë e publikuara njëra nga personat në foto është vetëm dëshmitar ndërsa dy janë të dyshuara për veprën”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Policia kishte njoftuar se dyshohet që vjedhja kishte ndodhur më datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.

Policia thotë se “me datën 29/12/2022 në  ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente  tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali”.

Më Shumë

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit