10.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Policia: Ja pse u arrestua Salih Zyba

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka sqaruar se gjatë realizimit të lëvizjes në eskortë, afër Komunës së Prishtinës vetura e Kryeministrit të Republikës së Kosovës është gjuajtur me vezë nga disa persona.

“Policia e Kosovës duke u bazuar në informacionet e sakta ka pranuar informatën se dy persona të moshës së re kanë lëshuar një qese të mbushur me diçka (të dyshuar) tek rrethoja e Komunës së Prishtinës (saktësisht tek gardhi i gjallë). Dy zyrtarët policorë në detyrë kanë shkuar në atë lokacion për të verifikuar se për çfarë qese bëhet fjalë në mënyrë që të eliminohet dyshimi për ndonjë mjet të dyshuar, dhe aty në ato momente nga dera hyrëse e Komunës ka dalë një person i dyshuar (S. Z.) duke thirrur me zë të lartë, duke fyer, e pastaj edhe duke sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të angazhuar në detyrë zyrtare”, ka njoftuar Policia. Sipas njoftimit të Policisë, pasi që i dyshuari në fjalë (S. Z.), ishte mjaft i dhunshëm, dhe si rezultat i sjelljeve agresive ka lënduar dy zyrtarët policorë, në asistencë për ta vu në kontroll janë angazhuar edhe dy zyrtarë të policisë në rroba civile. “Pas reagimit efikas të policisë i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendrën e mbajtjes për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit