5.2 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Policia jep detaje për aksidentin në Prizren ku u lënduan katër persona(Foto)

Një vetaksident ka ndodhur sot në transitin e vjetër në Prizren, ku si pasojë e kësaj janë lënduar katër persona, bën të ditur policia

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një automjet në transitin e vjetër ka dalë prej rrugës, policia ka arritë në vendin e  ngjarjes bashkë me njësinë e hetimeve të trafikut rajonal të cilët po merren me ekzaminimin”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka shtuar se si pasojë e këtij vetaksidenti janë lënduar katër persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Ndihmë mjekësore në emergjencë kanë kërkuar katër persona, mirëpo të njëjtit kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Policia po vazhdon me hetimet në vendin e ngjarjes për të mësuar arsyen e cila ka mundur të çojë deri te ky aksident”, ka thënë Osmanollaj./GazetaExpress

Më Shumë

Prizren, Ukimeraj: Nuk ka dëme materiale dhe as lëndime në njerëz

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, drejtori i shërbimeve publike në Prizren, Islam Ukimeri, njoftoi se qyteti është goditur nga një tërmet me magnitudë...

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

Lajmet e Fundit