Policia jep detaje për therjen me thikë në Prizren

Para 20 minutash ka ndodhur një përleshje mes disa personave para objektit të Shtëpisë së Bardhë në Prizren.

Si pasojë e përdorimit të mjeteve të mprehta ( thikë) një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi.org, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po, në rrugën “Adem Jashari” pranë shtëpisë së bardhë në Prizren, në orën 22:03 minuta e kemi pranuar informatën nga emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren, është një person i lënduar me armë të ftoftë (thikë), por është jashtë rrezikut për jetën për momentin”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se menjëherë njësitet e Policisë kanë dal në teren dhe kanë ndaluar një person të dyshuar.

“Një person të dyshuar e kemi ndaluar, është duke u intervistuar në Policinë e Kosovës”, ka thënë Osmanollaj.

Video nga incidenti në fjalë:

o.

 

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Hajdari: Mbi 20 milionë euro investime në Spitalin e Prizrenit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka bërë të ditur se ky institucion shëndetësor po kalon...

Lajmet e Fundit