8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Policia kap afër 17 kilogram drogë në Vërmicë(FOTO)

Sot rreth orës 11:00 në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, policia ka kapur 16 kilogramë e 954 gram drogë të llojit marihuanë në një veturë me targa të Shqipërisë.

“Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë. Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Klan Kosova.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Si provë provë materiale është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Vepra që rëndon mbi të dyshuarit është “Blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.

Më Shumë

Laurinë Gashi renditet e 5-ta në Sofia European Open 2026

Xhudistja Laurinë Gashi në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Sofiia Hrechka nga Ukraina. Në të dytën ajo mposhti me Ippon, Francine Echevarria...

Cena renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Dardan Cena ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Artem Ros nga Ukraina. Në xhiron e radhës ai...

Lajmet e Fundit