2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Policia me Plan Operative për zgjedhjet – Mehmeti: Qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të sigurt

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se pas shpalljes së zgjedhjeve kanë hartuar një Plan Operativ, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencë bashkë me përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurori e Shtetit; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Komisioni i Pavarur i Medieve dhe OJQ, ka garantuar se qytetarët do të jenë të sigurt në ditën e zgjedhjeve.

Sipas tij, Policia do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi për parandalimin e veprave penale.

“Lidhur me procesin zgjedhor ekziston memorandumi zgjedhor në parandalimin të gjithë atyre që bien ndesh kundër veprës penale”.

“Tani jemi në fazën përgatitore ku kemi takime me KQZ-në. Policia e Kosovës do të vazhdojë me përkushtim zbatimin e të gjitha fazave me qëllim të sigurisë që qytetarët të shprehin vullnetin e  tyre për të votuar”.

Më Shumë

Përurohet shkolla e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sot u bë hapja zyrtare e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Kokollari – Budakova” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, një investim...

VV-ja e përmend Andin Hotin si alternativë për president

Andin Hoti është emri i radhës që po diskutohet për pozitën e presidentit. Siç raporton Nacionale, Glauk Konjufca ka refuzuar të përfshihet në këtë procedurë. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Plani...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit