6.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Policia ndalon 7 persona në Prizren që nuk respektuan masat gjatë epidemisë

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se ka ndaluar shtatë persona në katër raste të ndryshme në Prizren, transmeton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i Policisë:

MOSVEPRIM I DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Rr. Reshat Karjagdiu, Prizren 21.05.2020 – 02:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

· Rr. Bekim Berisha, Dardani 21.05.2020 – 20:50. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.

· Hyrja e autostradës Veri 21.05.2020 – 21:40. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt.

· Rr. Afrim Bytyqi, Prizren, 21.05.2020 – 22:45. Është ndaluar një i dyshuar mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si më lart dhe në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit