15.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Policia në Prizren për tri ditë 131 gjoba për mosrespektim të masave

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19 dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Sipas Policisë, në datat 17/18 dhe 19 dhjetor, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit.

“Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 535 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion. Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 47 urdhëresa, ku 47 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren dhe Suharekë. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Rahoveci prezanton përforcimin e ri, Richard Granberry

Rahoveci 029 ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Richard Granberry për pjesën e mbetur të sezonit në Superligë. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Richard Granberry...

Lajmet e Fundit