Policia ofron 10 mijë euro për qytetarët që ofrojnë informacione për vrasjen e Pistës

Elvis Pista me telefonPolicia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth vrasjes së Elvis Pistës, që të jenë bashkëpunues.

Madje PK, ofron një shpërblim prej dhjetëmijë eurosh për cilindo qytetar që jep informacione që mund të shpien në zbardhjen e rastit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot ( 15.06.2014 ) rreth orës 00:45 min. në qytetin e Rahovecit ka ndodhur një rast vrasje e rendë, viktimë ne këtij krimi është Elvis Pista nga Rahaveci.

Vrasja ka ndodhur nërrugën e UÇK-se saktësisht te parkingu i restorant Jaha Petrolderisa viktima me disa të njohur ishte duke dalë nga objekti i këtij restoranti. Bazuar ne hetimet preliminare ndaj viktimës është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.

Sipas gëzhojave të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës. Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.

Policia e Kosovës ofron një shpërblim prej 10.000 euro(dhjetëmijë euro) për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien ne zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adrese:

Tel:- 080019999

-038550999

-192

e-mail:[email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Qytetarët mund të ruajnë të drejtën e anonimitetit të informacionit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse ata vetë vullnetarisht deklarohen se duan të prezantohen.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit