28.2 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Politikanët e Kosovës nuk ngopen me zhvatje

” Edhe në periudhat më të vështira zëri i qytetarit ka qenë më kryengritës dhe më kundërshtues sesa është sot, kur diktatura klasike ka përfunduar, por, për fat të keq, është instaluar një diktaturë e re, e cila në saje të infrastrukturës moderne e ka peshën e krimit dhe të ndikimit shumë më të madh sesa atëherë. E tërë kjo është bërë në saje të rrjetit, i cili përmes presionit dhe frikës ua ka futur frikën të gjithë atyre të cilët mund të mendojnë ndryshe nga shefi?!”, ka theksuar, analisti Shefqet Dibrani, shkruan sot Gazeta Kosova Sot.

Rrjedha e ngjarjeve dhe zhvillimeve në Kosovën e pasluftës e deri më tani, në aspektin e perspektivës dhe mirëqenies së qytetarit, mund të thuhet se nuk ka qenë aspak pozitive dhe shpresëdhënëse për ta. Kjo ngase, veç tjerash, politikanët dhe pushtetarët e njëpasnjëshëm që kanë udhëhequr vendin nuk kanë punuar dhe as menduar asnjëherë seriozisht për të mirën e qytetarit në drejtim të ofrimit të një jetese sa më të mirë për të. Realiteti ka treguar se ata preokupimin e vetëm dhe kryesor e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë përfitimin dhe pasurimin vetëm për vete, duke e marrë edhe epitetin e njerëzve më të pangopshëm të vendit. Për më keq, siç duket, atyre nuk u ka mjaftuar vetëm zhvatja e shtetit përmes tenderëve të ndryshëm si dhe rrugëve të tjera korruptive, por kanë instaluar edhe një sistem serviliteti për klasën e tyre politike, e cila u shërben atyre dhe rrjedhimisht ata favorizohen si në punësim, por edhe në rrugë të tjera të paligjshme. Se a gjendet Kosova në një situatë alarmante për shkak të kësaj politike të papërgjegjshme, flasin njohësit e këtyre rrethanave. Dibrani: Pushtetarët politikë janë tejet të pangopshëm.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova po ballafaqohet nga një klasë politike e krimit të organizuar, derisa, sipas tij, ata i kanë zënë vendet kyçe në të gjitha segmentet e shtetit, duke përfshirë institucionet e rëndë- sishme shtetërore, pastaj agjencitë, kompanitë publike dhe çdo institucion tjetër.

“Kudo që ata janë, bëjnë filtrimin e të punësuarve, duke lejuar kësisoj që të hyjnë në punë vetëm njerëzit e tyre. Janë disa institucione ekskluzive, ku ka të holla shumë dhe mundësia e zhvatjes është e madhe, në të cilat asnjë person i vetëm nuk mund të punësohet pa lejen e shefit të SHIK-ut. Kjo ka qenë kështu me vite të tëra, por që e tillë është edhe tani”. Më tej Salihaj ka nënvizuar se qytetarët e Kosovës, por as mediet dhe shoqëria civile ende nuk janë sa duhet të vetëdijshëm se deri ku ka arritur e keqja dhe në çfarë gjendje ka rënë Kosova.

Ndërkaq, analisti Shefqet Dibrani thotë për gazetën “Kosova Sot” se pushtetarët politikë të Kosovës janë aq të pangopshëm saqë mendja e shëndoshë nuk e përthekon këtë. Këtu Dibrani thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për keqpërdorimin e një sasie sa për të siguruar një kulm mbi kokë, por, siç ka thënë ai, pasuria e tyre është marramendëse, duke krijuar një jetesë luksoze të paimagjinueshme.”E kur gjithë kësaj ia shtojmë standardin dhe gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, këta njerëz për keqpërdorimet e tyre jo që do duhej të dënoheshin me burgime të gjata dhe t’iu konfiskohej pasuria, por të njëjtit do duhej të shënoheshin edhe në librin e Genisit, për atë se sa e thellë është marrëzia në emër të luftës, në emër të vlerave dhe në emër të patriotizmit”.

Më Shumë

Distria Krasniqi, nënkampione e botës

(Plotësuar) Medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Disi...

Aktakuzë kundër katër personave për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit