Polonia mund të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë, pa autorizimin e Gjermanisë

Polonia mund të dërgojë tanke Leopard pa autorizim, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Ai shtoi se nuk ka informacione për ndonjë kërkesë zyrtare të shtetit polak, raporton skynews.

Gjermania zotëron licencën e eksportit për tankun kryesor të betejës Leopard, kështu që ajo u jep të drejtën shteteve të tjera për lëvizjen e tyre në vende të tjera.

Komentet e zëdhënësit pasojnë fjalimin e kryeministrit të Polonisë, Mateusz Morawiecki, i cili ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë tanke pavarësisht nëse merr apo jo lejen prej gjermanëve.

Ndërkohë, gjermanët do të pranonin të dërgonin tanket e tyre nëse edhe SHBA-ja do të bënte një gjë të tillë me tanket Abrams.

Megjithatë, amerikanët argumentojnë se Abrams është një makinë më komplekse – që kërkon më shumë kohë për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Ndryshe, Gjermania dhe Polonia janë ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën në luftën kundër pushtuesit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt. /

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit