Posta e Kosovës ka një njoftim për qytetarët pas vendimit për masat e reja

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 në vend, Posta e Kosovës ka vendosur që të ndihmojë qytetarët me sherbimet e veta me Zyra kujdestare Postare të cilat do të punojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 22:30, çdo ditë pune, përfshirë edhe të shtunën, duke filluar nga data 16 prill 2020.

Përmes një njoftimi për media, ata thonë se kjo po bëhet pas vendimit të insitucioneve të Kosovës për masat e reja të qarkullimit.

“Në Prishtinë do të kujdestaroj Zyra Postare që ndodhet në objektin kryesor të Postës në lagjen “Dardania”. Në Prizren, Zyra Postare në rr. “Adem Jashari”. Në Mitrovicë, Zyra Postare në rr. “Afrim Zhitia”. Në Pejë, Zyra Postare në rr. “Mbretëresha Teutë”. Në Gjakovë, Zyra Postare në rr. “UÇK”. Në Gjilan, Zyra Postare në rr. “Adem Jashari”. Në Ferizaj, Zyra Postare në rr. “Dëshmorët e Kombit””, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se zyrat tjera Postare, në çdo komunë, do të punojnë me orar të rregullt nga ora 08:00-16:00.

Më Shumë

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Peci transferohet te Liria, firmos kontratë dyvjeçare

Liria ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Lulzim Peci, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin prizrenas. Peci, 24 vjeç, i bashkohet Lirisë nga Llapi,...

Lajmet e Fundit