8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Posti i Thaçit, mund të prish koalicionin PDK-LDK!

Thaci14-17aZgjedhja e Hashim Thaçit president do të jetë një sfidë e madhe për koalicionin PDK-LDK. Jetëgjatësia e këtij koalicioni mund të vihet në pikëpyetje, nëse deputetët e partisë së Isa Mustafës nuk do ta votonin Thaçin për president.

Një ditë me parë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se numri i deputetëve të kësaj partie kundër Thaçit president është duke u rritur.

“Ne kur kemi votuar kundër qeverisë, kemi qenë tetë deputet, por numri i deputetëve të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me koalicionin me PDK-në është në rritje, dhe në kohën kur Thaçi do të synojë të bëhet president shumë me shumë deputetë të LDK-së do të votojnë kundër tij”, ka thënë Osmani për media.

Mirëpo, në PDK shprehen të bindur se deputetët e LDK-së do t’i qëndrojnë besnik marrëveshjes së 19 nëntorit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë shkurt për Gazetën Tribuna se presin që marrëveshja të respektohet.

Mirëpo më herët deputetë të kësaj partie kanë paralajmëruar se nëse deputetët e LDK-së nuk e votojnë Hashim Thaçin për president, atëherë marrëveshje për bashkëqeverisje do të prishet.

Marrëveshja e 19 prillit e arritur në mes të PDK-së dhe LDK-së për krijimin e institucioneve parasheh që pas përfundimit të mandatit të presidentes së tanishme Atifete Jahjaga, presidenti i ri i vendit të bëhet kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili momentalisht mban postin e zv/kryeministrit të parë në qeveri dhe atë të ministrit të punëve të jashtme. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit