5.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Premtojnë përkrahje për Hasin

Thaci dhe MujaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të shtunën me banorët e Hasit. Ai premtoi se edhe hasjanët do të kenë një përkrahje nga kryetari Ramadan Muja dhe Qeveria e Kosovës.

“Hasjanët dje ishit të gjithë të inkuadruar në UÇK-së, ndërsa sot të gjithëve na ka hije që të jemi në PDK, sepse vetëm me këtë subjekt politik ju jeni dhe do jeni të përkrahur dhe të mbështetur ashtu siç e meritoni”, tha Thaçi.

Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Prizreni, Ramadan Mujën për të gjitha investimet që Komuna i ka realizuar në fshatrat e Hasit.

“Hasi ka qenë porta e lirisë dhe tash e meriton t’i shfrytëzoj frutat e kësaj lirie”.

Thaçi premtoi të gjitha kërkesat dhe projektet që do të dalin nga Hasi dhe kryetari Muja, do ta gëzojnë përkrahjen e tij. Kandidati i PDK-së, për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, tha ndërkaq se hasjanët do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Prizrenit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë nënkryetari i parë i PDK-së, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme dhe shumë struktura të PDK-së.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar edhe fshatin Zym. Ai në këtë fshat përuroi disa projekte. ”Në ditën kur banorët e Zymit kanë festë për mbajtjen e Takimeve Tradicionale të Gjeqovit, po përurohen disa nga punimet e kryera nga Komuna e Prizrenit. Kjo më së miri dëshmon se sa shumë është e angazhuar Qeveria komunale në përkrahjen e kërkesave dhe të projekteve për banorët e fshatrave të Hasit”. Muja premtoi se në Zym do të investojmë edhe në të ardhmen./PrizrenPress.com.

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit