18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Presidentja Jahjaga flet për jetën private

Atifete Jahjaga 2Sa herë ka shkuar në vendlindje? Çfarë ushqimi preferon? Cili është hobi i saj? Kush i bën punët e shtëpisë? E disa përgjigje të tjera merrni nga e parja e shtetit në një intervistë ndryshe për gazetën “Zëri”.

Zëri: Gjatë karrierës si presidente, sa e keni humbë shoqërinë, për shkak se nuk keni kohë të rrini me ta?

Jahjaga: Është e vërtet se detyra ime, angazhimet e mija nuk më lënë shumë kohë as për familjen dhe as për shoqërinë. Po përkundër të gjitha këtyre angazhimeve, unë kam vazhduar ta jetoj jetën time normale deri në atë masë sa kam mundësi. Disa herë e kam pas këtë diskutim me shoqërinë time dhe ata e kuptojnë angazhimin tim dhe mungesën time të kohës. Por unë kam mbet ai person që kam qenë edhe më parë pavarësisht punës dhe funksionit tim.

Zëri: Sa keni kohë për të shkuar në vendlindje?

Jahjaga: Nuk janë në pyetje ditët, ndoshta bëhen muaj, po unë mundohem që sa më shpesh të shkoj në Gjakovë që të jem me gjyshen dhe të kaloj sa do pak kohë në vendlindjen time..

Zëri: Çfarë ushqimi preferoni?

Jahjaga: Gjithsesi janë ushqimet nga kuzhina jonë tradicionale, por preferoj edhe ushqimet aziatike kryesisht. Kurdo që kam kohë me familje ta bëjmë një drekë apo darkë të mirë e bëjmë një kombinim të të gjitha këtyre.

Zëri: cili është hobi juaj?

Jahjaga: Hobi e kam ecjen dhe notin kur i kam kushtet.

Zëri: a jetoni në të njëjtën banesë që keni jetuar para se të zgjidheni presidente?

Jahjaga: Po jetoj në atë banesë dhe në ato kushte që kam jetuar edhe më parë. Kam pas mundësinë që të jetoj në ndonjë shtëpi apo vilë, që do të paguhej nga institucioni i presidentes, por i kam refuzuar sepse kam dashur të vazhdoj të jetoj si më parë. Pra ndaj të njëjtin fat me qytetarët e mi: mungesën e ujit e të rrymës.

Zëri: A keni angazhuar dikën që t’i kryej punët e shtëpisë?

Jahjaga: Kryesisht merrem vet.

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Policia shqipton 1.777 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1777 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit