Presidentja Osmani sot konsultohet me partitë për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të fillojë diskutimet me partitë politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka deklaruar se vetëm pas konsultimit me partitë, do të vendoset edhe data e zgjedhjeve.

Tashmë është konfirmuar se Osmani do të takohet me përfaqësues të AAK-së, sot në ora 17:00, ndërsa, oraret e takimeve me partitë tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Ndryshe, zgjedhjet komunale do të mbahen në tetor të këtij viti.

Sipas Ligjit për zgjedhjet lokale, sipas kompetencave të Presidentit të Kosovës të përcaktuara me Kushtetutë, vendimi për të caktuar datën e zgjedhjeve bëhet jo më vonë se katër muaj dhe jo më herët se gjashtë muaj, para datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit