20.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Prevalla me pak vizitorë – Policia patrullon rregullisht

Pak qytetarë kanë dalë të dielën për të shijuar natyrën në Prevallë.

Ky vend turistik, në orët e mesditës, ka qenë pikë ndalese kryesisht për grupe motoristësh që kanë qarkulluar si nga drejtimi i Ferizajt, ashtu edhe nga drejtimi i Prizrenit.

Banorët e këtij fshati turistik kanë bërë të ditur se zbatimi i masave kundër përhapjes së pandemisë, tok me respektimin e rregullave të muajit të Ramazanit, kanë bërë që pak vizitorë t’ia mësyjnë natyrës, raporton KOHA.

Banori dhe pronari i një biznesi në Prevallë, Faton Morina, ka pohuar se masat e izolimit, si dhe patrullimet e rregullta të Policisë, kanë pamundësuar grumbullimin e njerëzve.

“Policia nuk po i lejon, është non-stop në vëzhgim këtu”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo situatë ka sfiduar bizneset që operojnë në këtë pikë turistike.

“Si biznes është shumë e vështirë. Ne varemi prej këtij biznesi prandaj është shumë problem”, ka vazhduar Morina.

Morina ka theksuar se janë në pritje të kalimit në fazën e dytë të masave lehtësuese.

Në anën tjetër, autoritetet komunale kanë bërë të ditur se në Komunën e Prizrenit vazhdojnë të jenë 47 raste të të infektuarve me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë atje, Visar Shehu, ka bërë thirrje që qytetarët të kenë durim edhe pak dhe t’i respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Më Shumë

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, sot vendoset nëse Erdogan do të jetë në pushtet edhe për pesë vjet

Turqit sot po voton në një balotazh të rëndësishëm presidencial për të vendosur nëse Recep Tayyip Erdogan duhet të mbetet apo jo në pushtet...

Mona Liza

Enver Sulaj Një pikë ngjyrë më shumë në buzë S’të bën të lumtur As shiu s’ta fshin ngjyrën e lotit. Herë të mungon buzëqeshja Herë pikëllimi, Mona Lizë. Maj, 2023

Lajmet e Fundit