8.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Princesha e një bote të humbur

Enkelana Shala

Bota është komplekse, si një grafik ulje-ngritjesh. Është një labirinth i pafund ndjesish, me kurthe të tmerrshme në të. Disa persona kanë ambicie të paimagjinueshme për t’ia dalë mbanë e për të gjetur dalje, dalje që duket sikur ndonjëherë i bekon hyjnorja… Këtë koncept mendonte ajo shpesh për botën. Në vetvete ishte e ëmbël, e dashur dhe e qetë. E ashpër, e egër, kokëfortë dhe kërkuese për veten. Por brishtësia e saj arrinte majat dhe mbante perbrenda shume gjera qe druhej ti shprehte, kishte frike keshtuqe thjështë i mendonte. E duke vepruar keshtu shpeshhere nga inati perfundonte duke gabuar… Behej si e cmendur sa I dukej qe bota ia zinte frymen dhe vraponte per te gjetur nje vend ku te bertiste e te shfryhej, keshtu I dukej se po bente dicka. Ndodhite e shumta ne jetes e saj e kishin bere jeten e saj te vecante dhe me shume te papritura.

Ishte lumturuar dhe zhgenjyer njekohesisht por shpejt ishte ngritur per te triumfuar e keshtu i kishte bere te tjeret te habiteshin e te peshperisnin per te sa here qe ajo u kthente kurrizin. Kishte humbur shume nga jeta por gjithashtu kishte adhuruar cdo gje qe kemba e saj kishte shkelur sepse cdo hap mbante historine e tij. Askush nuk e kishte ndihmuar por ajo vazhdonte te ishte humane dhe pse kete vecori e mbante si pike te dobet te sajen, por pushtetin e saj nuk ia dorezonte askujt dhe kjo e bente te vuante ne heshtje dhe te kishte gjithmone dicka per te fshehur. Keshtu perfundonte duke urryer paragjykimin dhe mendonte qe e nesermja nuk ishte per te, prandaj priste te pasnesermen.

Nuk priste qe Zoti te bente gje per te sepse kete e shihte si iluzion dhe zgjedhje te dobet pasi ajo mendonte qe cdo njeri duhet te paguaje cmimin e cdo veprimi te bere me vetedijen e tij. Duke menduar per jeten e saj ndihej e tradhetuar dhe e vene ne loje saqe shpeshhere mendonte qe ajo kishte luajtur melodine e gabuar. Por gjithsesi njeriu nuk zgjedh ne menyre te vetedijshme qellimet e jetes se tij pasi ato jane rastesi e rrjedhes se jetes. Koha është e pakthyeshme e jeta pak nga pak shterron. Ky mendim i behej si nje plage ne shpirt.

Kishte qene perveluese per qenien mashkull, dhe me e frikshmja dhe kjo e bente te dridhej e vetmuar. E mendonte shpesh shprehjen e Viktor Hygos i cili thote qe ‘’Te e dashura do te shkoja duke u zvarritur ne gjunje’’ dhe keshtu enderronte per dashurine si nje ndjenje ne te cilen dy njerez ndajne nje pasion dhe behen ‘’nje’’ per nje te vertete te madhe te tyren. Por nuk lejonte qe zemra te tallej me trurin e saj dhe lejonte qe dhimbja te ishte nje rritje e fuqise se saj. Te pakten kete shpresonte… Kohe me vone ishte bere e veshtire ta njohesh. Kishte momente qe natyra prej lozonjare i ftonte njerezit ne boten e saj. Por pastaj ajo shnderrohej ne nje skulpture te bardhe, e ngrire dhe e akullt kshq sado qe te zvarriteshe nuk mund ti kuptoje personalitetin e saj. Gjithcka qe degjonin nga ajo, ishte zhurma e heshtjes. Keshtu perfundonte duke degjuar peshperimat e njerezve qe ne ato momente i prishnin melodine qe luhej ne mendjen e saj. Aty per aty njerezit e mallkonin por ky prape kthehej ne pushtetin e saj. Askush tek ajo nuk mbijeton, sepse ajo ishte princesha e nje bote te humbur.

Më Shumë

Muharremaj njofton se zjarri në pullazin e Shkollës Teknike në Suharekë është vënë në kontroll

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP...

I ofroi 10 euro ryshfet zyrtarit policor, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare në Vërmicë

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites të së premtes në pikën kufitare në Vërmicë. Sipas policisë, i dyshuari i ofroi një zyrtari policor 10 euro...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit