9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Pritet ndërprerja e ujit në Shirokë të Suharekës

Komuna e Suharekës ka njoftuar të gjithë konsumatorët e K.R.U.”Hidroregjioni jugor” sh.a. Prizren, të fshatit Shirokë se do të kenë ndërprerje të ujit për shkak të disa punimeve.

“Për shkak të zhvillimit të punimeve në ndërrimin e gypit të furnizimit me ujë në të dy anët e rrugës kryesore, pritet që në çdo çast të dëmtohet gypi i vjetër dhe të ndërpritet furnizimi me ujë derisa të përfundojnë punimet”, thuhet në njoftimin e komunës së Suharekës.

Me këtë rast komuna ka kërkuar mirëkuptim nga ana e konsumatorëve.

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit