Konferencë Shkencore për nder të jetës dhe veprës së Prof.dr. Abdullah Zymberit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, do të mbahet Konferenca Shkencore, për nder të jetës dhe veprës së prof.dr. Abdullah Zymberit.

Punimet e Konferencës Shkencore do të zhvillohen më 08 nëntor 2019, në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Temë bosht e konferencës është “Ndihmesa shkencore të Prof. dr. Abdullah Zymberit” dhe temë e dytë “Gjendja e studimit të shqipes sot” (me nëntema nga fusha e fonetikës, morfologjisë dhe sintaksës).

Konferenca organizohet nga Fakulteti i Filologjisë- Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit