18.2 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Prizren, 11 aktakuza kundër 18 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur katërdhjetë e dy (42) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të matematikës

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Mashtrimi”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për kryerjen e veprës penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Vdes themeluesja e PSD-së, Kaqusha Jashari

Ka vdekur sot në mëngjes  Kaqusha Jashari, një aktiviste në jetën politike në Kosovë e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të...

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

Lajmet e Fundit