17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Prizren, 19 vjeçari e ther me thikë nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në qytetin e Prizrenit, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë nënën e tij.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e familjes në rrugën ‘Besim Shala’, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, situata ka eskaluar deri në atë pikë sa i riu ka sulmuar fizikisht nënën e tij duke e therur me thikë. Si pasojë e sulmit, gruaja 49-vjeçare ka pësuar lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 19-vjeçarin me thikë në dorë, ndërsa nënën e tij të përgjakur.

Sipas deklaratës së viktimës, ngjarja ka ndodhur për shkak se familja nuk kishte aprovuar kërkesën e djalit për t’ia dhënë veturën, për çka 19-vjeçari i revoltuar kishte marrë veprime të dhunshme fillimisht duke dëmtuar gomat e makinës, e më pas duke therur nënën e tij.

Njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar nga i dyshuari një thikë, një boks të hekurit dhe një elektroshok dhe i njëjti është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, ndaj 19-vjeçarit është iniciuar rasti për veprat “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.Gazeta Sinjali.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

Lajmet e Fundit