Prizren, 2592 maturantë e testuan dijen e tyre

Sot u mbajt pjesa e parë e testit të maturës për nxënësit e shkollave të mesme.
Në 19 qendra të testitimit në Komunën e Prizrenit, gjithsej 2592 maturantë e testuan dijen e tyre.
Procesin e testimit nga afër e përcjellën edhe nënkryetari i Komunës, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi të shoqëruar nga zyrtarë të MASH-it dhe DKA-së, të cilët vizituan disa nga shkollat ku u mbajt testi.
Me këtë rast, ata shikuan edhe respektimin e masave mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me ç‘rast u vlerësua se mbarëvajtja e procesit dhe masat mbrojtëse janë në nivel.

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Lajmet e Fundit