7.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Prizren, 30 ditë paraburgim pasi kërcënoi nipin në seancë gjyqësore se do ta “varroste të gjallë”

Gjykata Themelore në Prizren ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit I.B., shkaku të dyshimeve të bazuara se ai ka kërcënuar nipin e tij.

I.B. akuzohet se ka kërcënuar djalin e vëllait, se “do ta djegë të gjallë dhe se do ta varrosë të gjallë”.

Këto madje i ka bërë në prani të prokurorit të shtetit e gjyqtarit gjykues dhe palëve tjera, ndërsa ata ishin në gjykatë për një rast tjetër penal.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se procedura penale është në fazën fillestare, me qëndrimin e pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale”, thuhet nga Gjykata Themelore

Më Shumë

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia shqiptare në Morinë. Bëhet fjalë për...

Derbi për pozitën e dytë, Bashkimi pret Prishtinën në “Sezai Surroi”

Superliga e Femrave vazhdon këtë fundjavë me një përballje interesante në kuadër të xhiros së 18-të, ku Bashkimi e pret Prishtinën, raporton PrizrenPress. Ndeshja zhvillohet sot...

Lajmet e Fundit