Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale R.H. nga Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 pika 3.2 të KPRK-së, dhe veprës penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 pika 3.1. të KPRK-së, njofton Gjykata, transmeton PrizrenPress.
Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 08.08.2020, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 07.09.2020.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari në ditën kritike brenda familjes së tij i ka shkaktuar lëndime trupore viktimave të ndjeshme bashkëshortes dhe vajzës së tij fillimisht të dëmtuarën e mitur me datë 06.08.2020 e kishte goditur me mjete të përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve trupore më pas me datën 08.08.2020 i kishte shkaktuar lëndime trupore edhe të dëmtuarës, bashkëshortes së tij fillimisht me grusht pastaj kishte tentuar ta godas edhe me thikë dhe ta detyrojë të përdor barna në sasi të mëdha, nga ambienti në të cilën jeton ku të dëmtuarat i ka familjare dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi, fakti se i njëjti ka ushtruar dhunë brenda familjes dhe rrethanat tjera tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale të kësaj natyre drejtuar kundër të dëmtuarave për ç‘ka mund të vije edhe deri te pasojat më të rënda, andaj gjykata ka caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./PrizrenPress.com/