21 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Prizren: 30 ditë paraburgim të dyshuarit për tentim vrasje

Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me iniciale  K.B. nga Prizreni,  për  shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 parg.5 lidhur me para.1 pika 1.1 të KP-së, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti  i Krimeve të Rënda, njofton Gjykata e Prizrenit, raporton PrizrenPress.

Masa e paraburgimit  do të  llogaritet në kohëzgjatje prej  30 (tridhjetë) ditëve prej datës 12.05.2016 ora 14:20 dhe do të zgjasë  deri me datën 11.06.2016.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal,  sepse  pas mosmarrëveshjes paraprake që ka pasur me të dëmtuarin me iniciale S.Sh. shkon në shtëpi  pajiset me armë dhe shkon në vendin ku ishte duke punuar i dëmtuari dhe me një pistoletë të tipit të panjohur që e kishte pasur, shkrep në drejtim të këmbëve të dëmtuarit, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot në Rahovec nis vendosja e shenjave horizontale në dy rrugë kryesore

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se sot, më 22 korrik, duke filluar nga ora 20:00, do të nisë vendosja e shenjave horizontale në dy...

Tifozët zgjedhin kundërshtarin e radhës për Usyk – i vetmi që mund ta mposhtë

Tifozët besojnë se Oleksandr Usyk duhet të përballet me të vetmin boksier të peshave të rënda që mund t’i shkaktojë vërtet telashe. Boksieri ukrainas e...

Lajmet e Fundit