13.8 C
Prizren
E diel, 2 Prill, 2023

Prizren, 4 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali i Prizrenit).

Numri total i rasteve pozitive është 15.663 raste nga 68.463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.359.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri.

Më Shumë

Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i ka shkruar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Erdogan përmes një letre e ka falënderuar Osmanin, për ndihmën e...

Shpërthen Munishi: Ademi është kryetar me 17 servilë, jemi të mjerueshëm

Trajneri Ismet Munishi e ka pranuar pjesën e vet të përgjegjësisë për gjendjen e mjerueshme të futbollit në Kosovë, si dhe i ka goditur...

Enigmë

Lajmet e Fundit