10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Prizren, 5 aktakuza kundër 6 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër 38 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas komunikatës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 14 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 13 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tridhjetenjë (31) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 5 persona, ka paraqitur tri 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar. Nga kjo prokurori, janë parashtruar 4 kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër 16 personave, në katër raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 5 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.

Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë 2 persona të dyshuar, si dhe për të njëjtit ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 1 person të dyshuar, si dhe panë gjykatës kompetente ka parashtruar 2 kërkesa për caktim të paraburgimit kundër 5 personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave .

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 5 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, në tre raste të ndara, si dhe, ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 2 personave të dyshuar.

Edhe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave, për vepra të ndryshme penale.

Dhe në fund, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës. Rastin...

Rasti tragjik në Prizren: E merr armën për ta blerë, 24-vjeçari e shkrep ndaj vetes dhe vdes në vend

Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia shitur, viktima...

Lajmet e Fundit