Gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici qytetari nga Rahoveci – kërkohet pronari i tyre

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, ka njoftuar se me datën 12.03.2019 rreth orës 14:00, një qytetar, siç e cilëson policia të ndërgjegjshëm, nga Rahoveci, ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave, në rrugën “Mulla Cufa”, në afërsi të semaforëve dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Përmes një komunikate për media, PK thotë se “përmes kamerave të sigurisë vërehet personi i cili ishte duke ecur në këmbë dhe nga pakujdesia i kanë rënë në trotuar një shumë e parave-monedha prej letre. Për shkak të pozicionit dhe objektivit të pa qartë që paraqet kamera e sigurisë, personi në fjalë ende është i panjohur për ne.”

Lusim të gjithë ata qytetarë të cilët kanë informata lidhur me këtë ngjarje të na ndihmojnë lidhur me identitetin e personit përmes ndonjë informate rreth ngjarjes së lartpërmendur, apo pronari i parave të humbura të paraqitet personalisht në SP-Rahovec për të dëshmuar identitetin e tij dhe për të vërtetuar pronësinë e parave, në mënyrë që të bëjë tërheqjen e mjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Lajmet e Fundit