Prizren, aksident mes një automjeti dhe një biçiklete

Në rrugën “Xhevat Berisha” të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një biçiklete, raporton PrizrenPress

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë në këtë aksident është lënduar biçiklistja.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një biqiklisti femër kosovare. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklistja e cila është dërguar për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit