6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia. Rifillon ndeshja Shqipëri-Poloni

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me humbje i ka mbyllur si vendas kualifikueset për Botëror, pasi është mposhtur nga Gjeorgjia me rezultat 1-2.

Për mysafirët shënuan Okriashvili dh Davitashvili, kurse për “dardanët” shënoi Vedat Muriqi. Kosova është e fundit në grup me vetëm katër pikë, derisa ndeshjen e fundit në këto kualifikuese e zhvillon në Greqi gjatë muajit nëntor.

Ndeshja e ndërprerë mes Shqipërisë dhe Polonisë ka rifilluar, por me një reagim jo të duhur të tifozëve ndeshja do të ndërprerët.

===Përzgjedhësi Bernard Challandesi dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë paralajmëruar se Kosova do të sigurojë fitore ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e Grupit B që zhvillohet sonte (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” pozicionohen në vendin e katërt në grup me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Fitorja është synim i Përfaqësueses së Kosovës në futboll në ndeshjen që e zhvillon sonte (e martë) ndaj Gjeorgjisë. “Dardanët” në këtë ndeshje vijnë pas humbjes nga Suedia (3-0), por besojnë në fitore për faktin se një të tillë e arritën edhe si mysafirë ndaj këtij kundërshtari me rezultat minimal 0-1.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka paralajmëruar lojë ofensive në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, por edhe ndaj Greqisë në muajin nëntor. “Synimi ynë është gjithmonë që të luajmë lojë ofensive dhe të krijojmë posedim më të lartë të topit. Këto paraqitje synojmë t’u bëjmë gjatë tri ndeshjeve që kanë mbetur, përfshirë miqësoren që do ta zhvillojmë në nëntor. Këto ndeshje do të na ndihmojnë që të jemi sa më të gatshëm për Ligën e Kombeve që fillon në vitin e ardhshëm”, ka thënë Challandes, i cili ka pranuar se nuk ishte i kënaqur me ekipin në ndeshjen e së shtunës ndaj Suedisë.

Trajneri zviceran, po ashtu, ka konfirmuar se anësori Lirim Kastrati është i gatshëm për këtë ndeshje. “Sa i përket Lirim Kastratit, ai është 100 për qind i gatshëm dhe do të pjesë e listës së futbollistëve për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë”, ka shtuar ai. Strategu zviceran në konferencën për media është pyetur se a do të japë dorëheqje pas rezultateve negative. Challandesi ka thënë se nuk është ai që vendos nëse do të largohet. “Unë jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi. Nëse Federata e sheh të arsyeshme, atëherë në rregull por, nëse e sheh të arsyeshme për ta vazhduar bashkëpunimin, nuk ka problem. Prej ditës së parë kur kam firmosur kontratën e kam pasur të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Unë kam mbijetuar ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje. Shpresoj që të mbijetojë edhe të martën, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Challandesi.

Në konferencën për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë ishte edhe sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, i cili bën me dije se “dardanët” luajnë për fitore. “Nuk kemi luajtur mirë ndaj Suedisë. Si ekip kemi kualitet për të bërë më shumë. Ndaj Gjeorgjisë duhet të fitojmë, edhe pse nuk e nënçmojmë kundërshtarin përkundër që kemi fituar në udhëtim. Na pret një ndeshje e vështirë, por kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe futemi në fushë për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Muriqi. Kosova është e katërta në grup me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Grupi A

20:45 Portugali – Luksemburg
20:45 Serbia – Azerbajxhan

Grupi B

20:45 Kosova – Gjeorgjia
20:45 Suedi – Greqi

Grupi C

20:45 Bullgaria – Irlanda Veriore
20:45 Lituania – Zvicra

Grupi D

16:00 Kazakistani – Finlanda
20:45 Ukraina – Bosnja dhe Hercegovina

Grupi F

20:45 Danimarka – Austria
20:45 Ishujt Farore – Skotlanda
20:45 Izraeli – Moldavia

Grupi I

20:45 Shqipëria – Polonia
20:45 Anglia – Hungaria
20:45 San Marino – Andorra

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit