7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Prizren: Aktakuzë për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 01.10.2018 rreth orës 09:35 në Pikë kontrollin në fshatin Pllavë – Komuna e Dragashit, i akuzuari H.K., së bashku me D.L., S.K., dhe P.M., pa autorizim transportojnë me qëllim të shitjes apo të shpërndarjes substanca psikotrope të llojit “marihuan” të cilët me ligj janë shpallur si narkotikë.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

I akuzuari H.K., ia jep 750 euro për blerje të marihuanës personit me inicialet D.L., ashtu që pas ndalimit të automjetit nga ana e policisë në Pikë kontroll, i cili automjet drejtohej nga P.M., dhe më pas policia me të vërejtur qesen e zezë në ulësen e pasme të automjetit, i urdhëron të akuzuarit të dalin nga automjeti, me ç’rast D.L., prangoset me që duke dal nga automjeti tenton ta gjuaj qesen në të cilën kishte lëndë psikotropike të llojit “marihuan” me peshë të përgjithshme 4 kg. e 694.16 gr., si dhe në një xhaketë kishte të holla në shumë prej 755.80 euro. Ndërsa, S.K., dhe P.M., pas një kohe ndalohen nga policia, kurse i akuzuari H.K., arratiset nga vendi i ngjarjes duke qenë i paarritshëm për një periudhë kohore për organet e ndjekjes.

Me këto veprime, i akuzuari H.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.

Më Shumë

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën "Nunu", është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për...

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve...

Lajmet e Fundit