4 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Prizren / Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 rreth orës 00:30 minuta në Prizren, në lagjen “Kurillë”, i pandehuri pas një mosmarrëveshjeje paraprake tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.G., në atë mënyrë që vjen vrullshëm me automjetin e tij të markës “Audi”, del prej automjetit dhe fjaloset me Q.G., dhe pas përleshjes me të, e nxjerrë pistoletën e markës ,”Petro Beretta” e kalibrit 7.65 mm., dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të të dëmtuarit Q.G., duke i shkaktuar lëndime e plagë nga arma e zjarrit.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KRPK-së.

I pandehuri gjendet në paraburgim, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të vazhdohet kjo masë dhe i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Më Shumë

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Parashikimi i motit: Java nis me -12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar...

Lajmet e Fundit