Prizren, arrestohen pesë persona për 30 vjedhje

Policia e Kosovës në Prizren pas një zhvillimi të hetimeve ka arrestuar pesë persona për përfshirje në tridhjetë (30) raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të renda’.

Këto raste janë të raportuara nga fundi i muajit dhjetor 2018 si dhe gjatë fillimit të muajit janar 2019 në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Prizren.

Personat e dyshuar janë

E. SH, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A. SH, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
G. E, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A. K, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
B. SH, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një biçikletë
Një lopë
10 dele
Dy televizorë
Dy laptopë
Vegla pune
Një motosharrë
Gjashtë shpues (hillt)
Një thithëse elektrike
Një makinë larëse të automjeteve
Dy aparate të kafesë dhe
Gjësende tjera që ndërlidhen me këto vepra penale

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme, u janë kthyer pronarëve legjitim.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë ndalur për 48 orë. .

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit